Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar tha të mërkurën se qeveria nuk planifikon të dëbojë palestinezët nga Gaza, pasi dy ministra izraelitë këtë muaj paraqitën propozime për largimin masiv të palestinezëve nga territori bregdetar.

“Ne nuk planifikojmë të dëbojmë ose deportojmë askënd nga Rripi i Gazës”, tha Saar në një konferencë për shtyp në Lubjanë të Sllovenisë.

“Nëse dikush dëshiron të emigrojë me vullnetin e tij dhe ekziston një vend që është gati ta pranojë atë … ne nuk do ta kundërshtojmë këtë, por gjithashtu nuk do të detyrojmë askënd të veprojë kundër vullnetit të tij”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz më parë ka deklaruar se nuk ka zgjidhje të vërtetë për Gazën pa këtë migrim të palestinezëve.

Ministri i sigurisë i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, gjithashtu më 3 shtator përshkroi një plan shtatëvjeçar për largimin e popullsisë së Gazës përmes asaj që ai e përshkroi si “emigracion vullnetar”.

Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, tha se Izraeli nuk ka plane për t’i detyruar palestinezët të largohen nga Gaza.