Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas vendimit për shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshë, Besfort Lamallari. Përmes një video të postuar në rrejtin social Facebok, Rama shprehet se Lamallari do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri.
Më tej, ai shtoi se ministri Ervin Demo do të mbulojë Ministrinë e Brendshme dhe çështjet vendore. Në fund, lideri i qeverisë falenderoj ministrat për shërbimin e derimëtanishëm.
Rama: Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Dhe Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri. Ndërkohë që Ervini (Demo), ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e Ministrisë. Por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë, duke qenë veç, do të bëhet tani pjesë e strukturës së punëve të Ministrisë. Faleminderit për shërbimin e derimëtanishëm, faleminderit paraprakisht për shërbimin e mëtejshëm.





