Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Durrës, njoftohet se janë shtuar dy pika të tjera të rëndësishme në rendin e ditës, dy projekt-vendime që pritet të shqyrtohen nga komisionet përkatëse paraditen e sotme në orën 10:00 e më pas të kalojnë për miratim në orën 14:00 gjatë mbledhjes që do zhvillohet online.

Dy pikat shtesë në rendin e ditës janë:

“Për miratimin e listës paraprake të subjekteve përfitues të programit të grantit për rindërtimin, rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

“Për miratimin e kërkesës për grante, lista e parë, për rindërtimin e shtëpive individuale, në bazë të ekspertizës së thelluar sipas listës paraprake të familjeve aplikuese në aplikacionin “shtëpia ime”, në njësitë administrative të bashkisë Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.