Qytetarët durrsakë që janë drejtuar mëngjesin e sotëm drejt varrezave të reja të Durrësit janë përballur me një situatë të pazakontë dhe shqetësuese.

Një tufë me lopë është parë duke lëvizur lirshëm në zonën e varrezave, jo vetëm në rrugët dytësore mes parcelave, por edhe mbi varre.