Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Kina spiunon Shtetet e Bashkuara, ndërsa pranoi hapur se edhe SHBA-të kryen të njëjtën gjë ndaj Kinës.

Deklarata e tij erdhi pas një raportimi të Uall Street Journal, sipas të cilit subjekte kineze dyshohet se i kanë dhënë Iranit imazhe satelitore të një baze ushtarake amerikane në Jordani, përpara një sulmi me raketa.

Trump foli për këtë çështje të dielën gjatë udhëtimit me avionin presidencial Air Force One. I pyetur për raportin, ai tha se Kina “spiunon ndaj nesh” dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara “spiunojnë Pekinin gjithashtu”.

Sipas raportimit të Uall Street Journal, zyrtarë amerikanë dyshojnë se subjekte me lidhje me Kinën i kanë siguruar Iranit imazhe satelitore me rezolucion të lartë të bazës ajrore Muuaffaq Salti në Jordani. Këto imazhe dyshohet se janë siguruar përpara sulmit iranian me raketa të 17 korrikut.

Sulmi kishte pasoja të rënda për forcat amerikane. Tre ushtarë amerikanë u vranë në këtë sulm ndaj bazës në Jordani.

Zyrtarët amerikanë e kanë cilësuar këtë rast si një nga provat më të qarta deri tani se mbështetja që disa subjekte kineze i kanë dhënë Iranit gjatë konfliktit mund të ketë pasur pasoja të drejtpërdrejta dhe vdekjeprurëse për ushtarët amerikanë.