Apeli i Gjykatës e Posaçme ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të qëndruar pranë avokatit të tij në të njëjtën tavolinë gjatë seancës gjyqësore, duke e nxjerrë kështu ish-presidentin nga kafazi i xhamtë

Vendimi u mor pasi gjykata mori masat e nevojshme për garantimin e sigurisë në sallë.

Meta që prej tetorit të vitit 2024 po qëndron në paraburgim, pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Bashkë me Monika Kryemadhin, Ish çifti i bashkëshortëve akuzohen për aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA, apo marrëdhënien korruptive me biznesmenin Adrian Shatku, kushëri i Kryemadhit.