Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka folur për eksperiencën e saj në reality show dhe u ka dhënë disa këshilla banorëve që do të bëhen pjesë e formatit në të ardhmen.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Selin tha se banorët nuk duhet t’i marrin shumë personalisht situatat që ndodhin brenda shtëpisë, por ta shohin “Big Brother” si një lojë dhe një eksperiencë që ia vlen të provohet.

“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron Big-u kushton. Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë. Kushdo që e ka marrë si nismë, i uroj shumë suksese dhe fat”, u shpreh ajo.

Fituesja e edicionit të pestë u pyet gjithashtu nëse e ka marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Me humor, Selin konfirmoi se paratë i janë dhënë tashmë. “Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, deklaroi ajo.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, Selin po vijon angazhimet e saj profesionale. Së shpejti, ajo pritet të jetë pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”.