Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim me kërkesën e saj, ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.

Mësohet se takimi është zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit dhe është diskutuar mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore, të Reformës në Drejtësi dhe të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, pas vendimit për çeljen e negociatave nga BE.

Më herët, ambasadorja Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, si dhe me anëtarët e tryezës së Këshillit Politik, për reformen zgjedhore.

Diplomatja amerikane është takuar me bashkëkryetarët e tryezës, Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, e po ashtu edhe përfaqësuesin e PD-së, Bylykbashin, ndërsa pritet të takojë sot përfaqësuesin e  LSI-së, Petrit Vasilin.

Dy ditë më parë ambasadorja Kim zhvilloi një takim edhe me kreun e demokratëve, Lulzim Basha e cila u shpreh e inkurajuar nga bisedimet, sa i përket zhvillimeve të Reformës Zgjedhore.