Kryeministri suedez në largim, Ulf Kristersson, ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare të së dielës dhe ka njoftuar se do të largohet nga detyra.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Kristersson i ka kërkuar kryetarit të Parlamentit të nisë pa vonesë procedurat për formimin e qeverisë së re, duke paraqitur dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit.

Rezultatet përfundimtare tregojnë se blloku i majtë, i udhëhequr nga socialdemokratja Magdalena Andersson, siguroi 176 mandate, ndërsa koalicioni i krahut të djathtë i drejtuar nga Kristersson mori 173 vende.

Pas rezultatit të ngushtë, priten negociata për formimin e qeverisë së re. Blloku i majtë përballet me sfida për shkak të përbërjes së fragmentuar, ndërsa e djathta dhe forcat e saj aleate mbeten pranë shumicës parlamentare.