Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës është zhvilluar një takim ndërinstitucional me Drejtoreshën e Zyrës Vendore Arsimore (ZVA) Durrës, znj. Thërrmija, dhe stafin e saj mbështetës.

Takimi, i zhvilluar në prani të titullarit të IEVP Durrës, z. Serjan Mazrreku, u fokusua te organizimi dhe ecuria e procesit arsimor brenda institucionit.

Gjatë diskutimeve u trajtuan në mënyrë të detajuar çështjet që lidhen me zhvillimin e procesit mësimor, si dhe mbështetjen e nevojshme për vijimin e tij.

Në vijim, përfaqësuesit zhvilluan një vizitë në ambientet e regjimit të brendshëm, ku panë nga afër hapësirat dhe klasat e krijuara për zhvillimin e procesit arsimor, aktualisht janë hapur dy klasa ndërsa mësuesit do të jenë nga shkollat e Durrësit të cilët janë përzgjedhur nga ZVA Durrës. Regjistrimi i personave të privuar nga liria që duan të ndjekin mësimin do të jetë deri më datën 30 shtator.

Bashkëpunimi ndërinstitucional synon të kontribuojë në arsimimin, formimin dhe rehabilitimin e personave të privuar nga liria.