Në Prishtinë është zhvilluar dita e tretë e protestës pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin me gjithsej 81 vite burg të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në protestë janë bashkuar edhe djemtë e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit, të cilët kanë dalë në shesh së bashku me qytetarët.

Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa protestuesit kanë bërë thirrje “Mbroni UÇK-në”.

Thaçi dhe Krasniqi janë dënuar me nga 25 vite burg, Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite, duke e çuar në 81 vite burg dënimin e dhënë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Sheshi i Prishtinës është mbushur me qytetarë në natën e tretë të protestës, ndërsa vijojnë thirrjet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale.