Sherif Kallaku është kthyer në “armik” në Shkodër, pas vendimit për t’u larguar gjatë verës nga Vllaznia drejt Teutës.
Kjo është parë më së miri gjatë ditës së ndeshjes, kur tifozët e Vllaznisë kanë kontestuar fantazistin e durrsakëve në mënyrën e tyre. Pas nxehmjes së skuadrave, kur lojtarët po futeshin në ambientet e brendshme, tifozët kanë hedhur drejt tij nga tribuna një tufë kartëmonedhash të printuara me fytyrën e futbollistit.





