Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Prej 112 ditësh rezistencë, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Që nga dita e parë kanë theksuar se kërkesa për dorëheqjen e Ramës është një kërkesë e panegociueshme. Marshimi vijon me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”.