Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mirëpo mes tyre nuk është parashikuar asnjë takim dypalësh.

Mbërritja e Kurtit në SHBA po ndiqet me interes të veçantë nga opinioni publik, veçanërisht pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Megjithëse Kosova nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, prania e udhëheqësve të saj në New York gjatë kësaj periudhe shfrytëzohet tradicionalisht për zhvillimin e takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.