Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në rrugën “Taulantia” në Durrës, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, motoristi ka pësuar dëmtime të shumta trupore dhe është transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton shkaqet e aksidentit.





