Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Egnatia” në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një automjet dhe një person që lëvizte me monopatinë elektrike.

Në vendngjarje janë konstatuar sendet personale të personit që lëvizte me monopatinë, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.