Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në fshatin Ndërnenas, në Libofshë i cili ka marrë më pas përmasa të frikshme. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me toka bujqësore, ndërsa shkaku mbetet i paqartë.
Forcat e shërbimit zjarrfikëse të Fierit, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e vatrës, ndërsa mësohet se ajo po përhapët me shpejtësi e favorizuar nga era. Flakët kanë përfshirë parcela të kultivuara me ullinj dhe po rrezikon serat diellore dhe stallat e bagëtive.





