Duke folur pas takimit me ambasadoren amerikane në vendin tonë, kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se Reforma Zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit.

Basha tha se opozita do bëjë gjithçka që të përfundojë në këtë datë ndërkohë thotë se opozita ka qëllim që sa më parë të shkohet në kutitë e votimit dhe zgjedhësit të pandikuar nga bandat, shitblerja e votës dhe paratë e korrupsionit të zgjedhjin qeverinë e parlamentin që duan.

“Dua të falenderoj ambasadoren Yuri Kim për reformën zgjedhore. Organizimi i zgjedhjeve të lira është prioritet absolut i PD i opoizitës së bashkuar dhe shqiptarëve. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për ti garantuar shqiptarëve mundësinë që ti drejtohen një orë e më parë kutive të votimit të pandikuar nga bandat kriminale e paraja e korrupsionit qeverinë e tyre. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe do të bëjmë gjithçka që brenda 31 majit, një afat që ne ia kemi kërkuar kësaj maxhornce reforma të ketë mbaruar në mënyrë që kjo krizë e thellë kushtetuese dhe institucionale të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku shqiptarët të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë me votën e tyre. Shqipëria të ecë përpara dhe të mos mbahet peng i të shkuarës por të hapë rrugën e integrimit të BE-së.”- tha Basha.