Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës (29 shtator) në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Dy të miturit po udhëtonin me një automjet që e drejtonte 16-vjeçari, kur ai ka humbur kontrollin. Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Përplasja ka rezultuar fatale për 16-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, 15-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se automjeti ishte marrë pa dijeninë e të atit nga 16-vjeçari.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.