Një 55-vjeçar është dëmtuar pasditen e sotme në Sarandë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga skela teksa kryente punime në fasadën e një banese. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, në rrugën “Mitat Hoxha”. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Arbër Andoni, rreth 55 vjeç, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga skela gjatë punimeve.
I dëmtuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, pronari i banesës, shtetasi K.M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.





