Sllovenia prezanton regjim të ri të kalimit nëpërmjet kufijve të saj, sipas të cilit nuk ka lehtësime për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e tjerë të vendeve të treta që lëvizin drejt vendit të tyre përmes Sllovenisë.
Njoftimin e ka bërë sot Ministria per Europën dhe Punët e Jashtme, duke informuar gjithë shqiptarët e interesuar.
NJOFTIMI
Shtetasit e vendeve të BE-së mund të hyjnë në territorin slloven nga Austria, Italia dhe Hungaria, nëse nuk janë infektuar apo paraqesin simptoma të Covid-19 dhe gjithashtu nuk i nënshtrohen karantinës dy javore.
Shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihen edhe ata shqiptarë, që hyjnë në Slloveni për arsye të përcaktuara, por jo që të udhëtojnë drejt Shqipërisë, kanë detyrimin e karantinës dy javore.
Shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Shqipërisë duke hyrë në territorin slloven nga Austria, Italia dhe Hungaria, iu ndalohet të hyjnë në Slloveni, nëse më parë nuk u është dhënë leje e konfirmuar nga shteti kufitar drejt të cilit ata udhëtojnë.
Për çdo informacion shtesë, lutemi kontaktoni në numrin e emergjencës të Ambasadës: +386 31 240 760.





