Presidenti Ilir Meta do të ketë një komunikim për mediat sot në mesditë.
Presidenca njofton se Meta do të dalë para mediave sot në orën 12:00.
Situata politike, reforma zgjedhore, shembja e Teatrit Kombëtar, protestat si dhe integrimi europian mendohet se do të jenë disa nga temat për të cilat do të flasë Kreu i Shtetit.





