Ditën e sotme do të shembet pallati 1062 në lagjen nr.7 në Durrës, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton përmes një postimi në Facebook se shembja do të bëhet me shpërthim të kontrolluar.

“IKMT do te prishe sot ne oren 13.00 nje tjeter pallat me shperthim te kontrolluar. Pallati nr 10/62 ne lagjen 7 te Durresit, 6 kate i larte, rezultoi i demtuar rende nga termeti i nentorit. Per prishjen e objektit, jane hapur ne trupin e tij 350 furnella (vrima) dhe do te perdoret 8.5 kilograme lende eksplozive c4”, shkruhet në postim.

Kujtojmë që pallati do të shembej një ditë më parë por u anullua për shkak të motit me shi.

Ndërkohë, rikujtojmë dhe njëherë thirrjen për banorët e zonës (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që nga ora 12.00 deri në orën 17.00 ditën e premte më 22 maj, të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.