“Kush do të japë llogari për milionat e hedhura për betonimin e Velierës por jo për të ribërë kanalizimet e Durrësit?”

Kjo është pyetja që ngre përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi pasi rrugët e qytetit bredetar u përmbytën mëngjesin e sotëm nga reshjet e shiut.

Bylykbashi shkruan se durrsakët përmbyten edhe me shi vere pasi paratë vidhen dhe askush nuk jep llogari.

Sipas demokratit, maskarllëkun e kësaj qeverie me shembjene teatrit, durrsakët e kanë përjetuar tre vite më parë kur u betonizua arkeologjia pranë Torrës Veneciane.

POSTIMI I PLOTË

Rrebeshi i maskarallekut

Durresi u permbyt serish. U permbyt jo nga shiu por nga maskaralleku. Kush do te jape llogari per milionat e hedhura per betonimin e Velieres por jo per te ribere kanalizimet e Durresit?

Durresi nuk ka kryetar bashkie te zgjedhur por te emeruar me dhune. Parate vidhen ne menyre anonime sepse askush nuk jep llogari me vote, por durrsaket vazhdojne te permbyten edhe me shi vere.

Maskarallekun e kesaj qeverie ‎me shembjen e teatrit, durrsaket e perjetuan para tre vitesh kur u shkaterrua arkelogjia prane Torres Veneciane dhe kur Torra u kthye ne nje hiç ne cep te monstres prej betoni.

Propaganda e qeverise e zvogeloi atehere rendesine historike te rrenojave mijeravjecare ne emer te betonit modern. ‎Sic ndodhi me Teatrin keto dite. Atehere ishte Dako, sot eshte Veliaj. Te dy me hyqmin e Rames shkaterruan trashegimine kulturore ne emer te babezise kriminale.

Sa kembana duhen per te degjuar? Shume kembana te bejne shurdh!‎