Në kuadër të planit të masave të hartuar nga Bashkia Durrës, shërbimet e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Ndërmarrjen Rruga dhe IMTV-n morën të gjitha masat e nevojshme për lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin.
Aksioni është ndërmarrë përgjatë shëtitores “Taulantia” në lagjen nr.1, ku ndodhen edhe disa nga baret e restorantet më të frekuentuara nga qytetarët.
Sipas asaj që publikon Policia Bashkiake, janë liruar hapësirat nga struktura metalike, blloqe/vazo betoni, gardhe dekorative etj, pasi përbënin pengesë për realizimin me sukses të investimeve publike të kryera nga Bashkia Durrës.
Policia Bashkiake kërkon nga ana e saj mirëkuptimin e qytetarëve, pasi ky investim është në interes të tyre.





