Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvendoset nesër në Durrës.

Në një njoftim publik, përfaqësuesit e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit bëjnë thirrje për sa më shumë pjesëmarrës.

Protesta zhvendoset kështu nga Tirana në qytetin e Durrësit, e cila do të zhvillohet përpara Pallatit të Kulturës, të premten në orën 17:00.

Edhe ditën e mërkurë teksa në Tiranë nisi protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në Durrës u zhvillua një protestë paralele, ku pjesëmarrës ishin shumë të rinj. Ata që morën fjalën në protestë nënvizuan shkatërrimin e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore në Durrës, që në shumë lagje të qytetit është varrosur dhe shkatërruar nën betonin e godinave shumëkatëshe.