Zbardhet takimi që Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot me kërkesën e tij, me kryetarët e partive të opozitës së bashkuar në Pallatin e Brigadave.
Mësohet se Meta ka shprehur shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar, të cilin e ka cilësuar si provokim për demokracinë.
“Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.
Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.





