Presidenti Ilir Meta ka reaguar disa orë para protestës që Aleanca në Mbrojtje të Teatrit pritet të zhvillojë pasditen e sotme në kryeqytet.

Duke postuar një video nga momentet e protestës së të dielës, Meta shkruan se kush hesht dhe nuk guxon të dënojë dhunën e ushtruar nga policia është bashkëfajtor dhe nxitës i saj.

POSTIMI I METËS

Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!

Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!

Kurajë qytetare dhe solidaritet!

Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!

Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!