SHBA i ofron Shqipërisë edhe 900 mijë dollarë në luftën kundër koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja Yuri Kim e cila thotë se totali tashmë i ndihmës amerikane për Shqipërinë kap 2 milionë dollarë.
“SH.B.A. po i ofron Shqipërisë $ 900 mijë dollarë shtesë për koronavirusin, duke sjellë në total 2 milion dollarë për laboratorë, gjurmim të rasteve dhe asistencë teknike. Kjo në total shkon në 700 milion dollarë asistencë për Shqipërinë që nga viti 2000. SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale.”, shkruan Kim.





