IKMT ka një njoftim të rëndësishëm për banorët e lagjes nr.7 në Durrës.
Ditën e nesërme do të shembet me shpërthim të kontrolluar pallatin 6 katësh nr.1062 ndaj edhe IKMT bën thirrje banorëve dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati që nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.
NJOFTIMI I PLOTË
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin 6 katësh nr.1062 në lagjen 7, prapa drejtorisë së policisë.
Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që ditën e enjte, datë 21 maj 2020, nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin.





