Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është kthyer në një besimtare të devotshme myslimane, ndërsa tregon se gjatë këtij muaji të shenjtë ka agjëruar.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Çiljeta rrëfeu të mirat e Natës së Kadrit, dhe iu bëri thirrje të rinjve që të paktën vetëm në këtë natë të falen, me aq dijeni sa kanë.
“Nuk është se kam ndryshuar, unë kështu kam qenë gjithmonë, kam kuptuar që ne jemi në dorën e Zotit, jemi kalimtarë, ta kalojmë ditën duke qeshur. Sa më shumë të jenë njerëzit me namaz, aq më mirë do të ishte”, u shpreh Çiljeta.
“Është një natë që nuk duhet humbur sepse ne e presim gjithë vitin që të vijë. Edhe ato që nuk dinë të falen, ka të bëj nijeti, sugjeroj të rinjtë të vendosin kokën në sexhde (pjesë e riteve fetare islame) dhe të luten, sikurse dhe një bismilah. Dëgjoj shumë të rinj që thonë jo po s’di të falem dhe është e vështirë për të mësuar rekatet e namazit. Lutjet kryesore që unë them, janë që të kem një fëmijë të mirë, të jemi mirë me shëndet dhe të na ruajë Zoti nga çdo gjë e keqe”.





