Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për Teatrin Kombëtar
Zhupa shkruan në Facebook, se nuk është bërë asnjë inspektim i dytë tek Teatri dhe se raporti i 2018-ës u hodh poshtë nga tërmetet, sidomos nga ai i 26 nëntorit ku godina nuk pësoi asgjë.
POSTIMI I PLOTË
Asnje inspektim i dyte nuk eshte bere, kryebetonieri Veliaj vazhdon genjeshtrat per krimin me Teatrin Kombetar!
Doli kudo bashke me Maznikun e hoteleve me Fushen, dhe thane qe ajo godine sipas nje inspektimi te dyte do binte nga dita ne dite dhe ndaj e prishen naten kunder cdo gjeje ligjore.
Vete drejtuesi i atij instituti politik Agron Hysenlliu e pranon ne lidhje telefonike me TVT qe eshte vetem raporti pacavure i 2018 kane bere me inspektimin. Por ky “raport” u hodh poshte nga termetet, edhe sidomos nga ai i 26 nentorit ku teatri nuk pesoi asgje!
Naten, me gaz, me polici, pa ligj po hapnin sheshin e ndertimit per kullat nga pas qe teatri i prishte pune BANDES se KULLAVE te PASTRIMIT te PARAVE te PISTA.





