Zbardhen emrat e 7 personave që janë arrestuar nga Policia për protestën e djeshme tek Teatri.
Boiken Abazi, Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica dhe Edjon Xhoxhaj janë të arrestuarit për kundërshtim të policëve dhe grumbullim të paligjshëm.
Mes tyre bie në sy dhe emri i kreut të Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi i cili jo vetëm ishte prezent dhe mbështeti protestën por edhe mbajti një frazë fjalimi.
Policia njoftoi sot se ka arrestuar 7 persona për kundërshtim të forcave të rendit dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme. Janë plagosur 7 policë gjatë përplasjes, ndërkohë që nga 64 të shoqëruar në total u proceduan 21 penalisht.





