Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar duke u shprehur se tashmë iku edhe një pjesë tjetër e historisë së Tiranës. Në një postim në Instastory, gazetari ka publikuar edhe një foto, ku fadromat e INUV shembin godinën historike të Teatrit Kombëtar.

“Iku edhe një pjesë tjetër e historisë së këtij qyteti”, shprehet Blendi Fevziu.

Ky reagim i gazetarit vjen, pasi gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine nisi në 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje dhe pak orë më vonë godina u shemb plotësisht.