Regjisori Edmond Budina ka kërkuar falje për shembjen e Teatrit Kombëtar, por ka theksuar se Aleanca nuk ka vdekur dhe protestat do të vijojnë.

Budina i kërkoi edhe një herë Metës të shpërndajë parlamentin ilegjitim, pasi me shembjen e Teatrit tashmë jemi në diktaturë dhe jo në demorkaci.

Po ashtu Budina i është drejtuar me një thirrje partive politike që ose t’i bashkohen kësaj nisme, ose në djall të shkojnë,

“Na falni që Teatri u shemb por Aleanca nuk ka vdekur ende.Tentuan të vrisnin shokët tanë brenda. Krim në tentativë. Ne nuk doe falim këtë gjë.
Këtu u varros demokracia, tashmë jemi në diktaturë. I bëjmë thirrje popullit për mosbindje civile. I bëjmë thirrje Presidentit të shpërndajë parlamentin, shpërndaje parlamentin. Të vijojmë protestat. Partitë politike në daç t’i bashkohen, në daç nëse nuk duan në djall të shkojnë.”-
tha Budina.