Mes personave të shoqëruar ditën e sotme në polici për ngjarjet që po ndodhin tek Teatri Kombëtar në Tiranë ishte edhe gazetari Alfred Lela.

Gazetari është lene i lire nga policia pas dhunes se ushtruar ndaj tij.

Lela është shprehur se ka marrë dëmtime të shumta në trup, si pasojë e dhunës të ushtruar nga Forcat Operacionale.

Ndërsa, gazetari thekson se gjatë kohës që është shoqëruar për në Komisariatin Nr.1 është trajtuar në mënyrë korrekte nga ana e bluve.

Gazetari ka theksuar gjithashtu se është në gjendje të mirë shëndetësore, por shtoi se ka marrë goditje të forta në kokë, Lela ka shenja në pjesë të ndryshme të trupit.