Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas nisjes së shembjes së Teatrit ka vendosur të mbledhë sot në seli partitë aleate për të marrë vendim.

Basha tha se do të ketë një vendim politik nga opozita lidhur me këtë situatë dhe dhunës së shkaktuar. 

Lideri opozitar shkoi që në orën 05:00 tek Teatri për të mbështetur artistët dhe qytetarët që ishin kundër apo dhe që ishin shoqëruar apo dhunuar.

Gjëja e parë që bënë, rrëzuan kamerat medias, dhunuan gra, artistë, të rinj, të pafajshëm, dhunuan drejtues të opozitës, për mëkatin e vetëm sepse shkuan në ndihmë të grave që po dhunoheshin. Flamur Noka ja ku është, mund t’ia merrni dëshminë. Vetëm sepse shkoi të ndihmonte dy gra që po trajtoheshin në mënyrë shtatzarake nga policia, përdorën ndaj tij dhunë. Tani që flasim kryetari i Forumit Rinor ndodhet i shoqëruar në komisariatin nr 6 edhe ai i dhunuar. Dhunë barbare, paligjshmëri dhe siç shikoni këtu kanë sjellë po aq, mos më shumë polici se gjatë protestave të opozitës. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në mënyrën më të pabesë, ndërkohë që këta policë duhet të ishin në shërbim të qytetarëve”, tha Basha.