Ndërsa forca të shumta policie rrethuan godinën e Teatrit Kombtar dhe fadromat nisën punën për shëmbjen e tij, kryeministri Edi Rama ka nisur ditën sot me një video të publikuar në Facebook, ku shkruan ndër të tjera se Tiranën nuk e ndalin dot.

“Ishin të njëjtët! Ngrihen kundër çdo projekti Në Tiranë! Nuk e duan zhvillimin por Tiranën nuk e ndalin dot”, shkruhet në videon e kreut të qeverisë.