Teatri Kombëtar ka filluar të shembet prej orës 04:30 të mëngjesit, duke nisur me shembjen e pjesës ballore, aty ku janë dhe gërmat që krijojnë emrin.
Gjatë mëngjesit forca të shumta të policisë kanë mbërrituar në Teatrin Kombëtar duke nxjerrë të gjithë artistët që ishin në mbrojtje të tij.
Situata nuk ka qenë aspak e këndshme pasi policia ka ushtruar dhunë ndaj personave që ishin në mbrojtje të Teatrit si dhe ka arrestuar disa prej tyre.
Policia rrethoi të gjithë perimetrin e Teatrit duke u dhënë mundësinë fadromave të nisin punën për shembjen e ndërtesës.
Janë shoqëruar 26 persona mes të cilëve Neritan Liçaj, Edmond Budina, Astrit Qeranaj, Juli Emiri, Artan Manushaqe apo dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.





