Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë masat anti-covid për të parandaluar përhapjen e virusit.
“Parandaloni përhapjen e COVID-19
Në këtë situatë të lehtësimit të masave, kemi rritur vigjilencën për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID-19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdoni të respektoni distancimin fizik dhe të mbani higjienën personale.
Praktika për t’u ndjekur dhe shmangur në mënyrë që të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19.”, shkruan ISHP në Facebook ndërsa publikon disa këshilla:
- Qëndroni të sigurt nëse duhet të dilni nga shtëpia për qëllime thelbësore sikurse janë vajtja në pazar apo farmaci:
- Nëse është e mundur kufizoni daljen dhe provoni mundësitë online
- Vizitoni sa më pak vende të jetë e mundur
- Merrni furnizime për të paktë një javë
- Mbani të paktë 1 metër distancë nga të tjerët
- Lani duart para dhe pas





