Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të tërhiqet nga vendimmarrja për prishjen e Teatrit Kombëtar përmes një shkrese.

KLSH thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa shton se do të ishte një dëm i pakthyeshëm i pasurisë publike dhe fondeve, nëse projekti do të zbatohej.

KLSH i kujton Bashkisë se çdo dëm do t’u ngarkohet atyre, nëse Gjykata Kushtetuese më vonë do ta anulojë këtë projekt.

“Të pezullojë aktin deri në pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe në mungesë të vendimit të gjykatës Kushtetuese mund të sjellin pasoja financiare dhe sociale”, thuhet në letrën që KLSH i ka dërguar kryebashkiakut Veliaj.