Sot sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në vendin tonë.

Meteorologët parashikojnë se gjatë ditës të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë dhe Ersekë me 10°C, ndërsa vlera maksimale në Sarandë me 36°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 2 ballë.