Olta Gixhari pret të bëhet nënë për herë të parë! Lajmi, është konfirmuar edhe nga vetë Gixhari, me anë të një fotoje ku shfaqet bashkë me partnerin. Foton e shoqëron me diçiturën “Mami dhe Babi”.

Olta, aktualisht ndodhet në Spanjë, ku kaloi karantinën pranë partnerit të saj. Ndonëse bebushi vjen në jetë pas fare pak muajsh, Olta ka zgjedhur ta shijojë këtë etapë në privatësi të plotë. Gjinia e bebit apo muaji i shtatzënisë janë ende sekret!

Në mars të këtij viti aktorja e ftuar tek “Në kurthin e Piter Pan”, pohoi se është fejuar dhe se dëshiron që shpejt të bëhet nënë e një vajze dhe e djali sepse e ka gjetur babain e fëmijëve.