Dita e sotme ka nisur me mot të nxehtë, kthjellime dhe vranësira. Sipas Meteoalb, kthjellimet do të jenë të dukshme në pjesën e pare të ditës. Por gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat e lehta do te shfaqen në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat nga 9°C deri në 34°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.