“Evropa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë është kulturë, është vizion, por është edhe identitet!”. Ky ka qenë mesazhi i përsëritur i presidentit Ilir Meta në lidhje me çështjen e teatrit kombëtar.
Përmes një mesazhi në Facebook, kreu i shtetit tha; “Dua ta theksoj edhe një herë për cilindo, që nuk e ka kuptuar akoma e që ndoshta nuk do ta kuptojë asnjëherë, Evropa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë është kulturë, është vizion, por është edhe identitet!
#TeatriKombëtar #MbroTeatrin”.





