Policia e Durrësit në aksion për gjobitjen e qytetarëve që nuk respektojnë afatin e liridaljes deri në orën 17.30.

Siç mund ta shihni qartë në foton që po publikon DurrësLajm, efektivët e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake janë duke plotësuar fletët e gjobave për qytetarët e “kapur mat” tek Sfinksi, pasi ka përfunduar orari i liridaljes, i lejuar për qytetarët që banojnë në zonat e kuqe.

Durrësi mbetet në hartën e zonave të kuqe, ku qeveria zbaton masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19. Por pavarësisht kësaj, nisur edhe nga koha e mirë, shumë qytetarë nuk e respektojnë orën 17.30 për t’u mbyllur në shtëpi, por dalin për të shijuar xhirot buzë detit.

Kësaj here xhiroja u ka kushtuar shumë shtrenjtë…