Aktori Neritan Liçaj ishte sot në selinë e LSI-së në një takim mes kësaj force politike dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit lidhur me zhvillimet e fundi rreth Teatrit.
Liçaj tha për News24 se në këtë mbledhje u rikonfirmua marrëveshja për Teatrin mes Aleancës dhe opozitës e nënshkruar nga Basha më 25 korrik të 2019, si dhe u premtua nga LSI se do ketë mbështetje me njerëz.
“Ne rikonfirmuam të gjitha pikat që kishim patur me opozitën që më 25 korrik. Ata do vijnë të na ndihmojnë me njerëz. Kot e kanë ne aty do jemi. E dinë që nuk hajnë pykë. Hajdeni përplasemi, hajde këtu. Në vend të merren me pandeminë, çfarë pallaçollëku duan të prishin Teatrin. Ku e ka unitetin ndaj armikut. Edhe thirrjet i kanë mjerane. Njerëzit janë në pikë të hallit ky e ka mendjen të prishë Teatrin që të marrë lekë. Ramës nuk i uroj vdekjen, por edhe kur të vdesë do nxjerrë dorën nga arkivoli të të marrë 5 mijë lekëshin.“- tha Neritan Liçaj.





