Në Durrës ka nisur vrullshëm puna për prishjen e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ndër objektet që i janë nënshtuar këtij procesi gjatë ditës së sotme, IKMT po prish edhe konviktin e shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Benardina Qerraxhia”.
Në bazë të ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit, rezultoi se godina e konviktit ishte dëmtuar rëndë prej tërmetit.





