Mëngjesin e sotëm Këshilli Bashkiak Durrës ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka miratuar pikën e vetme të rendit të ditës  për prishjen e detyruar të dy pallateve, njëri në qendër të Durrësit, në bulvardin “Dyrrah” dhe tjetri në lagjen nr.17.

NJOFTIMI I BASHKISË

Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja emergjente e këshillit bashkiak të Durrësit.

Ja vendimi që ka miratuar në këtë mbledhje këshilli bashkiak:

“Miratohet vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të pallatit nr. 14, zk nr. 8514, me nr. pasurie 1/362, bulevardi “Dyrrah”, Durrës, pallatit ndodhur në zk nr. 8513, me nr. pasurie 5/979/nd, rruga “Dalip Peza”, lagja nr. 17, si dhe 86 ndërtesave individuale, pronë private, të ndodhura në njësinë administrative Manëz, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.”