Ditën e sotme, Policia Bashkiake ka shkuar në ambientet e Teatrit Kombëtar për të vendosur një letër përshkruese, ku tregohet se ky institucion kalon tashmë zyrtarisht në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Prania e shtuar e forcave të Policisë Bashkiake pranë Teatrit ka nxitur reagimin e aktivistëve të Aleancës për Teatrin, të cilët janë mbledhur duke kundërshtuar efektivët.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ia kaloi pronësinë e teatrit dhe truallit të tij bashkisë së Tiranës me qëllim për ndërtimin e një godine të re dhe multifunksionale, por pa të drejtë për ta tjetërsuar këtë pasuri apo t’ia japë një pale të tretë.